Këngëarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, besohet se është zhvendosur në Londër së bashku me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi.
Çifti është fotografuar në publik të shtunën (2 korrik), derisa disa burime e kanë konfrimuar lajmin se po ata po shpërngulen për të jetuar në shtëpinë e këngëtares në Londër.
Në këto dy vjetët e fundit, 31-vjeçarja Ora e ka kaluar kohën më të madhe në Amerikë dhe Australi, kjo pasi venosi të largohet për ca kohë nga Britania e Madhe si pasojë e kritikave të mëdha që i pranoi për shkeljen e masave të sigurisë së koronavirusit, me organizimin e ndejës së ditëlindjes së 30-të në një restorant.
Gjatë fudjavës, pop këngëtarja e famshme u fotografua duke blerë gjëra ushqimore për shtëpi, si dhe duke ecur rrugëve me të dashurin e saj 46-vjeçar, teksa po e vizitonin një bar në arfërsi të pronës 8 milionë funtash në veri të Londrës, të cilën Rita e kishte blerë vitin e kaluar, raportoi të hënën portali “Fox”.
Rita Ora dhe Taika Waititi e filluan lidhjen romantike para 1 viti e gjysmë. Muajin e kaluar u bë i ditur lajmi se çifti i njohur i shoëbizit është fejuar dhe po bëhet gati për një ceremoni intime të martesës, para se ta organizojnë një dasmë më të madhe gjatë verës.
Ky lajm mbetet vetëm spekulim pasi këngëtarja dhe regjisori nuk e kanë konfirmuar ende.
Aktualisht, ylli i hitit “Anywhere” gjendet në kryeqytetin francez, ku po e ndjekë Javën e Modës në Paris.