Cardi B e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull, “Hot Sh..”, raporton portali “Billboard”.
Rep-artistja tashmë e ka publikuar datën e lansimit të këtij projekti, si dhe ua premtoi fansave edhe një befasi të radhës.
“Kënga ime e re ‘Hot Sh..’ do të jenë në dispozicion në të gjitha platformat të premten më 1 korrik”, shkroi Cardi në mesazhin e postuar të dielën në rrjetet sociale.
“Nesër në ora 8 pasdite e kam edhe një befasi tjetër për ju”, shtoi tutje artistja e famshme amerikane.
My new single “Hot Shit” available everywhere THIS FRIDAY 7/1 ??
— Cardi B (@iamcardib) June 27, 2022
Tomorrow 8pm I got another surprise for yall, tune in ? pic.twitter.com/tMHJcAteum
“Hot Sh..” do të jetë kënga e parë e Cardit dhe vjen një vit pas publikimit të hitit kontrovers, “Up”, i cili debutoi në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.
Adhuruesit e kanë pritur me padurim albumin e radhës të reperes, i cili vjen pas incizimit të vitit 2018, “Invasion of Privacy”. Në muajin maj, përmes një postimi në Twitter, Cardi deklaroi se kur të ka lajme të reja në këtë aspekt, do t’i ndajë menjëherë me fansat e saj besnik.
Cardi B është e martuar me yllin e grupit të njohur të muzikës rep “Migos”, Offset, me të cilin e ka vajzën 3-vjeçare, Kulture dhe djalin e vogël, Wave, të cilin e solli në jetë në shtator të vitit 2021. Nga atëherë, ajo u largua paksa nga muzika për t’u fokusuar në jetën familjare.
