Showbiz

Dua Lipa paditet sërish për postimin e fotove pa të drejtën e autorit

 

Fotografi Robert Barbera, e ka akuzuar këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për shkelje të të drejtave të autorit, duke shënuar herën e dytë që ajo paditet për të njëjtën vepër në më pak se një vit.

Dua Lipa është paditur për postimin e fotove të saj në Instagram të shkrepura nga një fotograf për herë të dytë brenda një viti, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Kaliforni. Këtë herë, Barbera po pretendon se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit pasi postoi fotot që ai i bëri në korrik të vitit 2018 në platformën e mediave sociale.