Showbiz

“Minions: The Rise of Gru” së shpejti nëpër kinema

Gjatë kësaj vere, kinematë anembanë globit do të jenë nikoqire të një prej filmave më kaotik dhe qesharak të të gjitha kohërave. Fjala është për projektin e radhës së animuar, “Minions: The Rise of Gru”.

Filmi i ri e rrëfen historinë e personazhit tashmë të njohur nga publiku mbarë botëror, Gru, që kësaj radhe vjen si një djalosh 12-vjeçar i cili ka filluar të bëjë plane për ta pushtuar botën. Edhe pse ka ide të mëdha, gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë për të, prandaj kur i takon disa personazhe të njohura si Minions, ata vendosin t’i bashkojnë forcat për t’i realizuar misionet e tyre.

Zërat për personazhet e këtij projekti të animuar i huazojnë disa aktorë të famshëm, si Steve Carell, Russell Brand, Michelle Yeoh, Julie Andrews, Taraji P. Henson, Jean-Claude Van Damme, Lucy Lawless dhe të tjerë.

Me një kastë të fuqishme aktorësh dhe skena të shumta qesharake, filmi i realizuar nga studiot “Illumination Animation” dhe “Universal Pictures” pritet të shënojë suksese të kënaqshme në arkat filmike botërore.

“Minions: The Rise of Gru” lansohet nëpër kinematë botërore nga 1 korriku.