Showbiz

Paul Walker do të nderohet me yll në bulevardin e Hollywoodit

Aktori i ndjerë, Paul Walker, do të nderohet me yll në bulevardin e famës në Hollywood, dhjetë vjet pas vdekjes së tij.

Ylli i filmave “Fast & Furious”, i cili vdiq në një aksident me veturë në vitin 2013, do të jetë një ndër tre personat që pritet të nderohen me yll në Hollywood postmortum, krahas aktores të nominuar për “Oscar”, Juanita Moore dhe këngëtares Jenni Rivera.

“Paneli me shumë kujdes i ka selektuar këta persona të talentuar dhe mezi po presim që t’i nderojmë ata me zbulimin e yllit në rrugën më të famshme në botë. Kështu ata bëhen pjesë e historisë së Hollywoodit përgjithmonë”, thuhej në një prononcim për media.

Kolegu i Walkerit në filmat “Fast & Furious”, Ludacris, po ashtu është në mesin e yjeve të përzgjedhur për ta pranuar këtë nderim gjatë vitit 2023, raportoi të hënën portali “NME”.

“Nënë e dashur, djali yt është përzgjedhur për t’u nderuar me yll në bulevardin e famës në Hollywood në vitin 2023. Zoti është i madh”, shkroi aktori dhe reperi i famshëm në postimin e tij në Instagram.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ludacris (@ludacris)

 

Aktorët tjerë të filmave ikonik aksion, “Fast & Furious”, që tashmë janë nderuar me yll në Hollywood janë, Vin Diesel, Dwayne Johnson, Kurt Russell dhe Charlize Theron.

Ndërkohë, disa prej personaliteteve të famshme që po ashtu janë përzgjedhur për t’u nderuar gjatë vitit 2023 janë: Uma Thurman, Vince Vaughn, Jon Favreau, Ellen Pompeo, Martin Laërence dhe të tjerë.