Showbiz

Justin Bieber shtyn pjesën tjetër të turneut për shkak të sindromës

Justin Bieber ka shtyrë pjesën tjetër të turneut të tij në Amerikën e veriut për shkak të shëndetit të tij që kur doli se kishte sindromën Ramsay Hunt.

Të shtunën e kaluar (11 qershor), Bieber postoi një video duke shpjeguar se ai u diagnostikua së fundmi me sëmundjen e rrallë, raportoi NME.

Bieber, i cili mund të shihej duke luftuar me veten për të mbyllur sytë, buzëqeshur ose lëvizur gjysmën e fytyrës, i siguroi fansat se paraliza e fytyrës do të largohet me kalimin e kohës. Në një përditësim të fundit, ai tha se "çdo ditë është bërë më mirë", duke vënë në dukje se besimi i tij i krishterë e ka ndihmuar atë të përballojë sëmundjen.

Detajet për datat me të cilat do të zëvendësohen ato të anulimit të koncerteve do të publikohen shpejt.