“The Menu” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i cili i takon zhanrit komedie e errët dhe horror.
Ky projekt vjen me i realizuar nga regjisori Mark Mylod, kurse në rolet protagoniste luajnë aktorët, Anya Taylor-Joy, Nicholas Hoult, Ralhp Fiennes, Hong Chau, Judith Light, John Leguizamo dhe Aimee Carrero.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi “The Menu” e rrëfen historinë e çiftit të ri, Margot dhe Tyler, të cilët udhëtojnë në një ishull të largët për ta ngrënë një darkë speciale në restorantin “Hawthorne”, i cili drejtohet nga shefi i famshëm i kuzhinës, Slowik. Ai e përgatit një menu luksoze të gastronomisë molekulare ku ushqimi trajtohet si art konceptual, por qasja e tij ndaj kuzhinës ka disa surpriza tronditëse për mysafirët e tij pasanikë.
“The Menu” lansohet nëpër kinema më 18 nëntor 2022.