Showbiz

Dua Lipa dhe Emma Raducanu protagoniste të reklamës së re për “Evian”

Descriptive Text

Dua Lipa dhe Emma Raducanu protagoniste të reklamës së re për “Evian”

Kampionia e turneut “US Open”, tenistja Emma Raducanu, u bë bashkë me superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, në realizimin e reklamës së re të bendit të njohur të ujit “Evian”.

Tenistja britanike dhe këngëtarja me prejardhje kosovare shihen duke i shkëmbyer aftësitë e tyre, njëra në tenis e tjetra në interpretim, teksa në prapavijë shoqërohen nga tingujt e hitit të Lipës, “Physical”.

Emma Raducanu u bë ambasadore globale e brendit “Evian” në fund të vitit të kaluar, pak kohë pasi e fitoi titullin e parë turneun “US Open”. Kurse Dua Lipa ka dy vjet që shërben si ambasadore globale e brendit të famshëm të ujit.

Dy shtetaset britanike e ndajnë një pasion të jashtëzakonshëm për punën që e bëjnë dhe talent të natyrshëm. Së bashku, kimia mes tyre në sheshin e xhirimeve të reklamës ishte e fuqishme, kurse arritjet e tyre në karrierë sa shkojnë duke u rritur. Dhe ky është vetëm fillimi.

Revista “Vogue” qe e pranishme në sheshin e xhirimeve me ç’rast realizoi intervistë të shkurtër me dy protagonistet e reklamës.

“Nuk më ndodhë shpesh të kem mundësi të pushoj nga trajnimi, prandaj më pëlqeu shumë të argëtohesha pak me të mahnitshmen Dua Lipa”, deklaroi Raducanu, derisa Lipa shtoi tutje: “Të kesh rastin t’i ndash pasionet e tua është gjithmonë një përvojë shpërblyese. Sidomos kur mund ta bësh këtë me persona të suksesshëm siç është Emma”.

Ylli i hitit “Levitating” aktualisht është duke realizuar koncerte në kuadër të turneut muzikor “Future Nostalgia”. Shumë shpejtë ajo i fillon performancat nëpër festivale të ndryshme anembanë botës, me ç’rast pritet të jetë e pranishme edhe në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të cilin e organizon këngëtarja bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa.

{gallery}