Showbiz

Paditet Mariah Carey

Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vjet para publikimit të këngës së Careyt, duke argumentuar se këngëtarja shfrytëzoi "popullaritetin" dhe "stilin" e tij.

Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.

"All I Want for Christmas is You" e Mariah Carey është një nga ingjizimet më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në vitin 1994, kënga ka kryesuar listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se i kishte sjellë Careyt të ardhura më shumë se 60 milion dollarë.

Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.

Në një kujtim të kohëve të fundit, Carey zbuloi se kompozoi "pjesën më të madhe të këngës në një tastierë të vogël Casio".