Aktori i njohur i Hollywoodit, Jack Black, do të nderohet me çmimin “Comedic Genius” në ceremoninë e sivjetme, “MTV Movie and TV Awards”.
Aktori, komediani dhe muzikanti i dashur nga publiku, do të nderohet me këtë shpërblim special në ngjarjen e cila mbahet më 5 qershor, dhe vjen e prezantuar nga aktorja, Vanessa Hudgens, raporton portali “NME”.
Çmimi “Comedic Genius” ka për qëllim ta nderojë karrierën e suksesshme të 52-vjeçarit, Black. Në vitin 1994 ai e themeloi bendin “Tenacious D”, para se të fitonte famë si një prej aktorëve më të kërkuar të komedisë.
Disa prej filmave më të njohura të Blackut janë, “High Fidelity”, “School Of Rock” dhe “Jumanji”. Ai po ashtu ka huazuar zërin për personazhin Po në filmat shumë të suksesshëm të animuar, “Kung Fu Panda”.
Së shpejti, aktori do të luajë në një projekt kinematografik të adaptuar nga një videolojë, si dhe do ta huazojë zërin për personazhin e Browserit në filmin e ardhshëm, “Super Mario”, krahas yllit hollywoodian Chris Pratt. Black po ashtu është angazhuar për ta portretizuar rolin e Claptrap në filmin “Borderlands”.
Në të kaluarën me çmimin “Comedic Genius” janë nderuar yjet: Sacha Baron Cohen, Melissa McCarthy, Kevin Hart dhe Will Ferrell.
Muajin e kaluar, Jack dhe bendi i tij, “Tenacious D”, e paralajmëroi turneun muzikor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pritet të fillojë gjatë verës së këtij viti. Bendi do të performojë në qytetet të tilla si, Colorado, Oregon, San Diego, Palo Alto dhe të tjerë.
Black po ashtu ka bërë të ditur se bendi po punon në një album të ri i cili pritet të publikohet në vitin 2024.