Showbiz

Johnny Depp befason fansat në koncertin e Jeff Beckut

 

Aktori i njohur hollywoodian, Johnny Depp, të dielën mbrëma e bëri një paraqitje befasuese në koncertin e rok-kitaristit, Jeff Beck, në Sheffield.

Ylli 58-vjeçar i kinematografisë, aktualisht është duke e pritur vendimin e gjykatës në rastin gjyqësor të iniciuar nga ai, me ç’rast po e paditë ish-gruan, Amber Heard, për shpifje dhe prishte të imazhit. Megjithëkëtë, ai duket se ka vendosur që të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe vetëm për të performuar krahas mikut të tij muzikant, raportoi të hënën portali “Female”.