Showbiz

Kurti në Amerikë takohet me Flaka Krelanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij mbi dy-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Flaka Krelani.

Ky takim është realizuar në Manhattan të Neë Yorkut, ku është organizuar një ndejë me shqiptarët që jetojnë atje.

Artistja ka ndarë disa fotografi me Kurtin në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar: “Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”.

Në të njëjtën ditë, Flaka Krelani është bërë pjesë e një projekti të ri muzikor, pas një kohe të gjatë pauze. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Zemër” që është bashkëpunim midis saj dhe artistit Edon.