Showbiz

Brown uron ish-të dashurën Rihannan për lindjen e djalit

Chris Brown si duket e ka uruar ish-të dashurën Rihanna, për ardhjen në jetë të një djali.

Ylli 34-vjeçar i popit - e cila kishte marrëdhënie të trazuar me këngëtarin e zhanrit R&B, Chris, 33, mes viteve 2007 dhe 2009 - thuhet se mirëpriti fëmijën e saj të parë me A$AP Rockyn javën e kaluar dhe ish-i dashuri i saj me sa duket dërgoi urimet e tij vetëm disa orë pasi lajmi u publikua të enjten.

Ai ka shkruar në Instagram: “Urime! dhe e zbukuroi postimin e stories me emoji të një gruaje shtatzënë, një zemër dhe një palë duar të palosura si formë lutjeje.

Krijuesja e hitit “Diamonds” u takua me Chrisin në vitin 2005, kur ata sapo po hynin në industrinë e muzikës përpara se të vazhdonin të zhvillonin një marrëdhënie e cila u ndërpre papritur në vitin 2009, kur një debat gjatë rrugës për çmimet “Grammy” bëri që Rihanna të bëhej viktimë e dhunës fizike nga duart e Chrisit.

Një ribashkim mes çiftit zgjati midis viteve 2012 dhe 2013 përpara se Rihanna të dilte me reperin Drake deri në vitin 2016 dhe para se të kishte lidhje trevjeçare me biznesmenin Hassan Jameel. Më pas, ajo nisi një marrëdhënie me reperin ASAP Rocky në vitin 2021 dhe njoftoi se ishte në pritje të fëmijës në janar të vitit 2022.

Të enjten, një burim bëri të ditur se Rihanna dhe A$AP Rocky janë zyrtarisht prindër, duke mirëpritur një djalë në botë.

Teksa nuk kishte asnjë lajm për emrin e foshnjës, krijuesja e hitit “Umbrella” thuhet se lindi të premten e kaluar (13.05.22) në Los Anxhelos, vetëm pak ditë pasi u tha se ishte parë në publik për herë të fundit. Në një restorant.

Në prill, themeluesja e Fenty Beauty - e cila nuk ka fëmijë të tjerë - zbukuroi kopertinën e Vogue dhe këmbënguli se shtatzënia nuk po e ngadalësonte atë dhe ajo tash prirej për t'u thënë “po” gjërave e punëve të ndryshme.