Showbiz

Kujdesi për aktorin ka ndikuar në shëndetin mendor të bashkëshortes

 

Emma Willis ka folur se si kujdesi për bashkëshortin Bruce pas diagnozës së tij me afazi ka shkaktuar dëme në shëndetin e saj mendor.

Aktori 67-vjeçar është i martuar me modelen Emma, ​​43 vjeçe, që nga viti 2009 dhe ka vajzat Evelyn, shtatë vjeçe, dhe Mabel, nëntë vjeçe, mirëpo së fundmi u diagnostikua me afazi - një gjendje degjenerative që ndikon në aftësinë për të komunikuar - dhe gruaja e tij ka folur hapur për faktin se si “lufton” çdo ditë tani.