Showbiz

Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Ed Sheeran ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Këngëtari 31 vjeç, dha të enjten mbrëma lajmin duke shpërndarë një foto të një palë çorapeve të bardha për fëmijë, raporton Daily Mail.

Krahas fotografisë Ed shkroi: Dua t'ju bëj të ditur të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të, dhe më të lumtur se kurrë që jemi një familje katër anëtarëshe.

Çifti tashmë janë prindër të vajzës së madhe Lyra Antarctica, 21 muajshe, të cilën e mirëpritën në gusht të vitit 2020.

Postimi i Edit në Instagram u prit me një mori mesazhesh urimi nga fansat e tij.

Image