Showbiz

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian zyrtarisht të martuar

Çifti i njohur i showbizit, Travis Barker dhe Kourtney Kardashian, tashmë është zyrtarisht i martuar.

Disa burime për revistën “People” dhe ueb faqen “TMZ” e kanë konfirmuar lajmin se dyshja e famshme, e ka kurorëzuar lidhjen me martesë në Santa Barbara të Kalifornisë, në shoqërinë e disa miqve të afërt dhe familjarëve.

Gjithashtu thuhet se shumë shpejtë, ata planifikojnë ta shënojnë martesën me një dasmë të madhe në Itali.

Një fotograf e ka spikatur çiftin pas ceremonisë së kurorëzimit dhe kështu i ka shkrepur disa fotografi ku, Travis dhe Kourtney, shihen duke hyrë në veturën e cila prapa saj e barte një pllakat me mbishkrimin “Të sapomartuar”.

Ylli televiziv, Kardashian shkëlqente me një fustan të shkurtër të bardhë dhe një vello të thjeshtë në kokë. Kurse, bateristi i njohur Travis Barker kishte veshur një kostum të zi të kombinuar me këpucë ngjyrë vjollcë.

Çifti e bëri publike lidhjen vitin e kaluar në Ditën e të Dashuruarve, ndërsa u fejua në muajin tetor.

Në prill të këtij viti, Kardashian dhe Barker e improvizuan një dasmë në Las Vegas të cilën e bënë vetëm për qejf. Megjithëkëtë, dyshja e famshme kishte deklaruar se planifikojnë që së shpejti të martohen vërtetë.

{gallery}