Këngëtarja e muzikës K-pop, AleXa është bërë fituesja e parë e versionit amerikan të Eurovizionit.
25-vjeçarja, e cila përfaqësonte shtetin e saj të lindjes, Oklahoma, triumfoi me këngën elektro-pop "Wonderland", raporton BBC të martën.
AleXa mundi nëntë artistë të tjerë, duke përfshirë katër herë fituesin e Grammy-t, Michael Bolton, për të marrë titullin.
Këngëtarja, e cila ka një karrierë të suksesshme në shtëpinë e saj të dytë, Kore, tha se "u duk sikur më shpërtheu truri" kur u zbuluan rezultatet.
“Nëna ime po më mbante për krahun dhe ajo po qante dhe dridhej dhe kështu unë qava me të”, tha ajo për revistën Billboard.
Verioni amerikan i Eurovizionit filloi në mars dhe u drejtua nga këngëtarja Kelly Clarkson dhe legjenda e repit, Snoop Dogg.
Garuesit nga 50 shtete u përballën me njëri-tjetrin gjatë tetë javëve të rundeve kualifikuese.