Showbiz

Nick Cave konfirmon vdekjen e djalit të tij Jethro Lazenby

Descriptive Text

Kantautori australian, Nick Cave, e publikoi një deklaratë për media të hënën (9 maj), përmes së cilës e konfirmoi lajmin e vdekjes së djalit të tij, Jethro Lazenby.

“Me shumë pikëllim, mund ta konfirmoj se djali im Jethro ka vdekur. Do të ishim shumë falënderues nëse do ta respektonit privatësinë e familjes sime në këtë kohë të vështirë për të gjithë”, shkruhej në deklaratën e publikuar në platformën “Billboard”

Kanali “BBC” e ka bërë të ditur se Lazenby ishte vetëm 30-vjeçar.

Ende nuk janë zbuluar hollësi rreth shkaktarit të vdekjes së djalit të këngëtarit, por besohet se së fundmi ai kishte kaluar kohë në një burg të Australisë si pasojë e një mosmarrëveshje në familje, që përfundoi me sulmimin e dhunshëm të nënës së tij, Beau Lazenby. Sipas gazetës “The Herald Sun”, Jethro u lirua nga burgu të enjten (5 maj), vetëm disa ditë para vdekjes së tij.

Në një intervistë të realizuar në shkurt të vitit 2008 për revistën “The Guardian”, Cave foli për marrëdhënien me djalin e tij të dytë të cilin e takoi vetëm shtatë ose tetë vjet pas lindjes së tij, në vitin 1991.

“Me keqardhje e them se një nga pendimet e mia më të mëdha është se nuk kam pasur shumë kontakte me Jethron, në vitet e para të jetës së tij. Por tani kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të”, kishte deklaruar atëkohë vokalisti i bendit “Bad Seeds”.

Për fat ët keq, Jethro është djali i dytë i muzikantit dhe aktorit që ka vdekur. Në vitin 2015, Cave e humbi të birin 15-vjeçar, Arthur, si pasojë e një aksidenti me ç’rast tinejxheri i ndjerë kishte rrëshqitur nga një shkëmb në afërti të qytetit Brighton.

Humbja e djalit, i cili ishte binjak me vëllain tjetër të quajtur Earl, ndikoi shumë në krijimtarinë e Nick Caveit dhe grupit “Bad Seeds”, duke shërbyer si frymëzim për këngët e albumeve “Skeleton Tree” dhe “Ghosteen”, si dhe dokumentarit të vitit 2016, “One More Time With Feeling”.

Image
Jethro Lazenby