Showbiz

Madonna kërkon të takohet me Papa Françeskun

Këngëtarja 63-vjeçare – e cila u kritikua për blasfemi nga Vatikani pas publikimit të videos së saj të diskutueshme të vitit 1989 “Si një lutje, e cila shfaqte kryqe të ndezur, një Jezus të zi dhe statuja që qanin gjak”, dëshiron të takohet me Papa Françeskun për të diskutuar "çështje të rëndësishme" me të.

Mbretëresha e popit, ka kambënbulur se trajtimi i saj nga organizata fetare nuk ka qenë "i drejtë".

“Përshëndetje @Pontifex Francis — Unë jam një katolike e mirë. Te betohem! Dua të them që nuk betohem. Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme”, ka shkruar Madonna te Twitteri i Papës.

Papa ende nuk i është përgjigjur Madonës.

Në vitin 2006, Madonna u akuzua gjithashtu për blasfemi pas një shfaqjeje të diskutueshme në Romë, kur ajo u "kryqëzua" në skenë.

Në atë kohë, kardinali i ndjerë Ersilio Tonini foli me miratimin e Papa Benediktit XVI të atëhershëm, duke thënë se krijuesja e hitit "Vogue" kishte shkuar "shumë larg".

“Të kryqëzosh veten gjatë koncertit në qytetin e Papëve dhe martirëve është një akt armiqësie të hapur. Nuk është asgjë më pak se një skandal dhe një përpjekje për të gjeneruar publicitet. Do të vijë koha kur kjo grua do të kuptojë se Krishti vdiq në kryq edhe për të, se ai derdhi gjakun e tij për të. Më vjen keq për të”, ka thënë kardinali atë kohë.

Madonna, e e cila është nënë e gjashtë fëmijëve kishte kontaktuar më parë me Papën në vitin 2019, sepse ai dëshironte të fliste me të për të drejtat e grave.

Këngëtarja e “Ray of Light” ka pranuar më parë se edukimi i saj fetar e ka lënë atë të ketë një ndjenjë faji gjatë gjithë jetës së saj.