Showbiz

Rrëzimi i Katy Perryt në skenë shkakton të qeshura në shoun “American Idol”

Descriptive Text

Gjatë transmetimit ‘live’ të shout “American Idol” të dielën (01 maj), këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry u rrëzua nga karrigia, raportoi të hënën portali “Marca”. Ajo ishte e veshur sikur personazhi i filmave të animuar, Ariel, dhe për t’u ngritur nga dyshemeja u desh të ndihmohej nga anëtarët tjerë të jurisë, Luke Bryan dhe Lionel Richie, të cilët nuk po e mbanin veten nga të qeshurat.

Në fillim të shout, Perry u ndihmua për të dal në skenë dhe për t’u ulur në karrigen e saj, kjo për shkak të kostumit të sirenës që ia bënte të pamundur ecjen. Duke qenë se ajo i ishte përkushtuar temës së emisionit, ku konkurrentët do të interpretonin këngë të filmave “Disney”, ylli i muzikës pop vendosi ta sakrifikojë rehatinë dhe të shfaqet me kostum në skenë, por askush nuk e kishte menduar që ky moment i sikletshëm por edhe qesharak do të ndodhte.

Prej se u bë anëtarë e jurisë së emisionit “American Idol” në vitin 2018, Katy Perry ka pasur momente të panumërta humoristike. Në fillim të këtij sezoni, ajo e pati një mosfunksionim të gardërobës që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Por, të gjithë e vlerësojnë sensin e humorit të këngëtares së famshme dhe mënyrën si i tejkalon të gjitha situatat me sportivitet. Prandaj, ajo e mban këtë shou e vetme me karakterin e saj të çuditshëm dhe marrëdhënien e afër që e ka me konkurrentin tjetër, Luke Bryan.

Në të kaluarën gjatë netëve special dedikuar personazheve të animuara të “Disney”, Perry është veshur si: Ursula, Hirushja, Borëbardha, Tinker Bell dhe Zonja Dumbo.

{gallery}