Showbiz

Will Smith shihet për herë të parë në publik nga incidenti në “Oscars”

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i kinematografisë, Will Smith, është spikatur për herë të parë në publik, prej ngjarjes shokuese kur e goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, në ceremoninë e muajit të kaluar “Oscar”.

Prej se ndodhi incidenti, i cili më pas u shndërrua në skandal mbarëbotëror, Smith ka qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Por të shtunën (23 prill) aktori u fotografua në Aeroportin e Mumbait në Indi, ku dukej mjaft i disponuar, i buzëqeshur dhe po i përshëndeste nga larg paparacët, raportoi të hënën portali “NME”.