Miley Cyrus ka ngritur spekulimet se është në lidhje me muzikantin, Maxx Morando.
Çifti është parë së bashku të enjten në Hollywood, raporton E!News. Këngëtarja e hitit "Wrecking Ball" është parë në momente intime me Morandon.
Cyrus, 29 vjeç dhe bateristi i Liily, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor të vitit 2021, kur u panë në shfaqjen e pistës së Gucci's Love Parade. Ai gjithashtu mori pjesë në "Ndejën e Vitit të Ri të Miley" në Miami, të cilën ajo e organizoi bashkë me Pete Davidson në NBC.
Ditëve të fundit është raportuar se prindërit e Miley janë në procedura të divorcit, pas 29 vitesh martesë.
Të dhënat e gjykatës të siguruara nga Page Six treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t'u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill.
“Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të vazhdojmë rrugët tona - jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona. Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën mund të jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të krijuar shtigjet tona”, thanë Tish, 54 vjeç dhe Billy Ray, 60, në një deklaratë për People.
Ndërkaq Miley ka qenë e martuar me aktorin Liam Hemsworth nga viti 2018 deri më 2020, dhe lidhjen e fundit e ka pasur me këngëtarin australian, Cody Simpson.