Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dyshohet se ASAP Rocky e ka tradhtuar Rihannën me miken e saj, Amina Muaddi

Dyshohet se ASAP Rocky e ka tradhtuar Rihannën me miken e saj, Amina Muaddi

Rihanna është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore, këtë radhë për lidhjen e saj me ASAP Rocky.

Nëpër rrjete të ndryshme sociale kanë nisur spekulimet se këngëtarja e famshme amerikane me prejardhje nga Barbadosi është ndarë nga reperi, për shkak të dyshimeve se ai e ka tradhtuar.

Sipas faqes së Louis Piscano në Twitter, Rocky e ka tradhëtuar Rihannën me të cilën po pret një fëmijë, me një prej shoqeve të saj më të mira.

Bëhet fjalë për dizajneren e këpucëve, Amina Muaddi.

Dizajnerj u punësua nga Rihanna për të dizajnuar këpucë për Fenty, dhe koleksioni i tyre i parë u lansua në korrik të vitit 2020. Më vonë atë vit, ajo bashkëpunoi me A$AP Rockyn për një koleksion tjetër.

Louis i cili shkruan vazhdimisht artikuj për revistën “Harper’s Baazar” postoi në Twitter se Rihanna nuk është duke e ndjekur më Aminën në Instagram ndërkaq ASAP Rocky po vazhdon t’i ndjekë të dyja.

Edhe Rihanna me detaje rreth jetës personale Showbiz Rihanna me detaje rreth jetës personale
Image

Rihanna është shtatzënë me fëmijën Rocky. Data zyrtare e lindjes ende nuk është shpallur, por Rihanna ka konfirmuar se ajo është zyrtarisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë në mars. Shumë presin që fëmija të lindë në maj.