Showbiz

Pamela Anderson debuton në skenën e “Broadway”

Publiku e mirëpriti me brohoritje dhe duartrokitje aktoren, Pamela Anderson, e cila këtë të martë e shënoi debutimin në skenën e “Broadwayt”.

Për një kohë të caktuar, ish-ylli i serialit “Baywatch” do ta portretizojë rolin e Roxie Hartit, në mjuzikllin e famshëm “Chicago”, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve “AP”.

Një adhurues i shfaqjeve që inskenohen në “Broadway”, kishte blerë bileta me ta kuptuar që Andersoni do të performonte në skenë.

“Ky është një projekt i përkryer për të. Marrë parasysh se ajo nuk ka eksperiencë në vallëzim, realizatorët e shfaqjes definitivisht e kanë bërë të pamundurën që roli t’i përshtatet mirë. Dhe Pamela ishte spektakolare. E ka bërë një punë vërtet të mirë”.

Shfaqja “Chicago” e shënon 25-vjetorin e inskenimit në “Broadway”. Një tjetër adhurues i quajtur, David, tregoi se ka ardhur nga Maine vetëm për ta parë këtë shou dhe është ndarë i kënaqur me performancën e 54-vjeçares, Anderson.

“Mendoj se Pamela Anderson ishte fantastike në këtë rol. Ajo dukej, tingëllonte dhe vallëzonte shumë mirë. Mu duk një shfaqje e mrekullueshme”.

Anderson do të performojë për tetë javë në teatrin “Ambassador” në New York.

{gallery}