Showbiz

Halsey e ndoqi ceremoninë “Grammy” vetëm disa ditë pas operimit

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja e famshme amerikane, Halsey, u rikthye në ceremoninë “Grammy”, e cila zuri vend të dielën në Las Vegas, ani pse vetëm disa ditë më parë iu nënshtrua një operacioni goxha të vështirë.

Të shtunën (2 prill), ylli i muzikës pop i ndau me ndjekësit në Instagram, disa fotografi nga dhoma e spitalit të shoqëruara me mbishkrimin: “Hera e fundit që e ndoqa ceremoninë ‘Grammy’ ishte në vitin 2017, dhe kjo ndodhi tri ditë pasi iu nënshtrova operacionit për endometriozë. Parakalova mbi qilim të kuq me varrat e pashëruara ende. Dhe, siç e deshi fati, do të jem e pranishme në ceremoninë e nesërme, pas një pauze disa vjeçare, sërish vetëm tri ditë pas operacionit. Po e postoj këtë mesazh vetëm për t’iu paralajmëruar që nëse më shihni nesër në këtë ngjarje, kini kujdes sepse trupi im është ende i ndjeshëm dhe duke u shëruar. Megjithëkëtë, jam shumë e emocionuar të ju takojë të gjithëve”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

 

Halsey ishte diagnostikuar me endometriozë në vitin 2017, pasi me vite të tëra kishte përjetuar dhimbje dhe tmerrshme dhe çrregullime të ciklit menstrual, raportoi të hënën revista “Billboard”.

Halsey pritet ta fillojë turneun “Love and Power” në maj të këtij viti, i cili ka për qëllim ta promovojë albumin e saj të fundit me titull, “If I Can’t Have Love, I Want Power”.

Me këtë rast, këngëtarja shumë e dashur për publikun, e cila në korrik të vitit 2021 e solli në jetë fëmijën e parë, do të mbajë koncerte në disa qytete të Amerikës Veriore.