Filmi “Top Gun: Maverick” do të shfaqet në festivalin e Kanës
Filmi i ardhshëm i aktorit Tom Cruise, “Top Gun: Maverick”, do ta ketë një shfaqje speciale në edicionin e sivjetmë të Festivalit të filmit në Kanë.
Sipas “Variety”, vazhdimi i dytë i filmit të lansuar në vitin 1986, “Top Gun”, do të shfaqet jashtë konkurrencës së festivalit francez që sivjet e shënon edicionin e 75-të të organizimit.
Drejtori i kësaj ngjarjeje të rëndësishme kinematografike, Thierry Fremaux, ka kohë që është munduar ta sjell këtë projekt në festivalin e tij, por pandemia e koronavirusit ka bërë që të ketë vonesa në kalendarin e lansimit të filmit më buxhet të lartë.
Tani, “Top Gun: Maverick” pritet të lansohet nëpër kinematë botërore më 27 maj, derisa festivali i Kanës do të mbahet nga 17 deri më 28 maj.
Lista e plotë e filmave konkurrent sivjet do të bëhet e ditur në javën e tretë të muajit prill.
I realizuar nga regjisori Joseph Kosinski, filmi “Top Gun: Maverick” krahas protagonistit Cruise i cili e përsërit rolin e pilotit ushtarak, Pete ‘Maverick’ Mitchell, me role i sjell edhe aktorët: Miles Teller, Jennifer Connelly, Jon Hamm, Glen Powell, Lewis Pullman, Danny Ramirez, Monica Barbaro, Ed Harris dhe Val Kilmer.
“Top Gun: Maverick” vjen i realizuar me një buxhet prej 152 milionë dollarësh dhe pritet që premierën botërore ta ketë në San Diego, para se të shfaqet për publikun në Kanë.