Devin Booker nuk e konsideron të vështirë lidhjen romantike me Kendall Jennerin
Ylli amerikan i basketbollit., Devin Booker, thotë se nuk e ka të vështirë të jetë në lidhje romantike me supermodelen, Kendall Jenner, megjithëse e pranon se në lidhjet e kaluara nuk ka qenë kështu por tani i pëlqen në çfarë faze të jetës është.
Sportisti 25-vjeçar në një intervistë të fundit për revistën “Wall Street Journal”, tha: “Nuk do të thosha se është e vështirë. Të jem i sinqertë, unë po e shijoj jetën në maksimum dhe këtë e them me shumë lehtësi, sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu për mua. Por, mendoj se jam në një fazë të bukur të jetës dhe po ndihem i lumtur edhe në lidhjen time romantike”.
Përveç raportit me yllin e shout televiziv, “Keeping Up With the Kardashians”, basketbollisti i tregoi se i dashuron të gjithë njerëzit që e rrethojnë dhe i pëlqen të ketë ndikim pozitiv tek gjeneratat që do vijnë pas tij.
“Unë e dua shumë familjen time dhe njerëzit që më rrethojnë. Po ashtu më pëlqen ky ndikimi që mund ta kem në botë, për gjeneratat e reja dhe fëmijët të cilët më adhurojnë dhe inspirohen nga unë”.
Devin dhe Kendall tregohen shumë të kujdesshëm për ta mbajtur lidhjen e tyre romantike sa më private, duke e bërë atë publike për ndjekësit në Instagram më 14 shkurt të vitit 2021.
Ata postojnë rrallë fotografi së bashku, por nuk ngurrojnë ta përkrahin njëri-tjetrin në karrierë.