Filmi “The Batman” po del të jetë një prej lansimeve më të suksesshme pas pandemisë.
Pas shfaqjes prej katër ditëve nëpër kinema, projekti i fundit i regjisori Matt Reeves i cili e sjell historinë e superheroit të dashur nga publiku, arriti të shënojë suksese të jashtëzakonshme në arkat filmike të Amerikës Veriore, duke i fituar më shumë se 134 milionë dollarë nga shitja e biletave.
Në këtë mënyrë, “The Batman” bëhet filmi i pestë me hapjen më të mirë i lansuar në muajin mars, pas projekteve “Beauty and the Beast” me 174 milionë të fituara, “Batman v Superman” me 166 milionë, “Captain Marvel” me 153.5 milionë dhe “The Hunger Games” me 152.5 milionë dollarë të fituara.
Gjatë javëve në vijim, interesimi i publikut për ta parë filmin pritet të rritet dukshëm marrë parasysh se, shumica e kinemave i kanë larguar pothuajse të gjitha masat e sigurisë përfshirë këtu edhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura.
Ky debutim i suksesshëm po ashtu e bënë projektin e ri “The Batman”, filmin me hapjen më të mirë për vitin 2022 dhe i dyti projekt më arkëtimin e më shumë se 100 milionë dollarëve në javën e parë të shfaqjes, pas hitit të padiskutueshëm “Spider-Man: No Way Home” i cili u lansua nëpër kinematë e Amerikës Veriore në dhjetor të vitit 2021.
Ndërkaq në tregun ndërkombëtarë, filmi i bazuar në librat komik “DC Comics” i arkëtoi gjithsej 124 milionë dollarë nga shitja e biletave nëpër kinematë e 74 shteteve të botës. Kështu, shumë totale të cilën ky projekt e ka arkëtuar deri më tani, e kap shifrën prej 258 milionë dollarësh.
“The Batman” vjen i realizuar me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.
Në film, aktori britanik 35-vjeçar, Robert Pattinson, e portretizon superheroin e dashur për publikun derisa Zoë Kravitz vjen në rolin e Catwoman.
Në premierën botërore të filmit, Pattinson u premtoi fansave se do ta shohin një anë të errët të këtij personazhi ani pse ai vazhdon ta ndjekë kodin i cili nuk e lejon të kryej vrasje.
Krahas Pattinsonit dhe Kravitzit, në projektin e studios “Warner Bros.” luajnë edhe aktorët, Colin Farrell, Jeffrey Wright, Dano Serkis, John Turturro dhe Peter Sarsgaard.