Showbiz

Zelensky e ndjek në Instagram yllin e popit pasi ajo i dha mbështetje të plotë

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, ka nisur ta ndjekë në Instagramin mbretëreshën e popit, Madonna pasi ajo postoi një video montazh në mbështetje të Ukrainës.

Këngëtarja u shfaq në mediat sociale për të shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën, në kohën kur po sulmohej për pushtim të plotë nga ana e Rusisë.

Madonna dënoi "pushtimin e pakuptimtë dhe të nxitur nga lakmia" e Rusisë, duke shtuar se "Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë".

“Ne të mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!”, ka shkruar Madonna karahas videos interesante që ka publikuar.

Videoja shfaqte pamje të Ukrainës dhe Putinit së bashku me video të saj duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj të vitit 2006 "Sorry".

Teksti i këngës shfaqet në ekran, duke përfshirë: "Lies" dhe "I can't do it".

Presidenti Zelensky e ka ndjekur që atëherë Madonna në Instagram.

Të tjerë, megjithatë, kritikuan fituesen e çmimit Grammy për videon e saj, duke e quajtur atë "narcisiste" dhe "të shurdhër".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)