Showbiz

Pesë filmat më të shikuar të javës në arkat filmike të Amerikës Veriore

Në javën e dytë të lansimit nëpër kinema, filmi i shumëpritur nga adhuruesit e zhanrit aksion, “Uncharted”, po i dominon arkat filmike të Amerikës Veriore. Ky projekt e kryeson listën këtë javë falë arkëtimit të 23.3 milionë dollarëve ekstra nga shitja e biletave, të cilat i shtohen shumës totale prej 83 milionë dollarësh. “Uncharted” vjen me regji të Ruben Fleischerit. I bazuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët, Tom Holland që e personifikon kryepersonazhin Nathan Drake, Mark Wahlberg i cili vjen në rolin e mentorit të tij Victor Sullivan, Sophia Ali, Tati Gabrielle dhe Antonio Banderas.

Në vendin e dytë u pozicionua një filmi “Dog”. Dy javë pas lansimit nëpër kinema, projekti i zhanrit dramë dhe komedi arrit t’i fitojë gjithsej 30.9 milionë dollarë. Channing Tatum, po e shënon debutimin regjisorial me këtë film në të cilin edhe e luan rolin protagonist. “Dog” e rrëfen historinë e një ushtari i cili pa dëshirën e tij angazhohet ta ndërmarr një udhëtim me një qen i cili ka shërbyer në ushtri. Përgjatë kësaj aventure ata e çmendin njëri-tjetrin, i thyejnë disa ligje, për pak i shmangen vdekjes dhe mësojnë t’i lënë pas kujtimet e këqija dhe të luftojnë për mundësinë që të jenë të lumtur.

Në javën e njëmbëdhjetë të lansimit, hiti i padiskutueshëm i hollywoodit “Spider-Man: No Way Home”, ka arritur të renditet në vendin e tretë me 7.5 milionë dollarë të fituara të cilat i shtohen shumës totale të arkëtuar deri më tani, e që e kap shifrën prej 779 milionë dollarësh. Ky projekt po ashtu ka shënuar rekorde të shikueshmërisë nëpër kinematë anembanë botës. Ai e rrëfen historinë e të riut Peter Parker i portretizuar në film nga Tom Holland, i cili i kërkon superheroit Dr. Strange që ta ndihmojë ta fshehë identitetin e Spider-Manit nga publiku i gjerë. Krahas Hollandit në këtë vazhdim të tretë të realizuar nga regjisori, Jon Watts, luajnë edhe yjet: Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jacob Batalon, Jon Favreau, Marisa Tomei, J. B. Smoove, Benedict Ëong, Alfred Molina dhe Jamie Foxx.

Në pozitën e katërt me 4.5 milionë dollarë të fituara ekstra renditet filmi, “Death on the Nile”, që është adaptimi më i ri i romanit të shkrimtares së madhe Agatha Christie, pas filmit të vitit 2017, “Muder on the Orient Express”. Ndërsa, brenda 3 javëve të shfaqjes nëpër kinematë e Amerikës Veriore, ky projekt i ka arkëtuar gjithsej 32.8 milionë dollarë. Kenneth Branagh rikthehet në rolin e regjisorit të këtij projekti, si dhe do ta përsërisë edhe rolin e detektivit të madh Hercules Poirot. Ndër aktorët e njohur të kinematografisë pjesë e këtij filmi janë: Tom Bateman, Annette Bening, Russell Brand, Ali Fazal, Daën French, Gal Gadot, Rose Leslie, Emma Mackey, Sophie Okonedo, Jennifer Saunders dhe Letitia Wright.

Top peshja këtë javë u kompletua me filmin e radhës “Jackass Forever”, i cili në javën e katërt të lansimit nga shitja e biletave nëpër kinema i fitoi edhe 3.2 milionë dollarë, të cilat i shtohet shumës totale të arkëtuar deri më tani prej 52.1 milionë dollarësh.