Showbiz

“Lightyear” filmi i ri i animuar me një kastë aktorësh yje

 

Studiot filmike “Disney” dhe “Pixar”, i kanë lansuar pamjet e para të filmit të tyre të ardhshëm të animuar, “Lightyear”.

I mbushur me pamje dramatike dhe aksion, filmi e ekranizon historinë e prejardhjes së heroit të gjithësisë, Buzz Lightyear, teksa ai shkon në një aventurë ndërgalaktike duke u bashkuar me disa aleatë të frikshëm gjatë rrugës. Ky personazh më së miri njihet nga publiku përmes filmave shumë të suksesshëm të animuar, “Toy Story”.