Showbiz

Campbell thotë se fëmija i saj nuk është i adoptuar

 

Supermodelistja 51-vjeçare, Naomi Campbell, së fundmi e ka hijeshuar ballinën e revistës prestigjioze “Vogue”, ku ka pozuar e zhveshur dhe e përqafuar me vajzën e saj të vogël.

Campbell e mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë në maj të vitit 2021, pa e zbuluar identitetin e të atit, dhe menjëherë publiku ka filluar të spekulojë se foshnja që është vajzë, mund të jetë e adoptuar. Por, modelistja ikonike insiston se kjo gjë nuk është e vërtetë, dhe se vetëm një numër i vogël i njerëzve kishin qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.