Në periudhën më të bukur të karrierës së Zendayas, kur filmi i saj “Spider-Man: No Way Home” bëri histori në arkat filmike dhe performanca e saj fantastike në serialin “Euphoria” është ndër temat më të përfolura online, muzeu “Madame Tussauds” e zbuloi figurën e re prej dylli të aktores.
Figura e yllit të kinematografisë do të qëndroj e ekspozuar në muzeun e famshëm në Londër dhe pritet ta tërheq vëmendjen e një numri të madh vizitorësh, sidomos të të rinjve.
Modeli është krijuar në bazë të dukjes së aktores në një prej ngjarjeve me qilim të kuq nga viti 2015. Ajo duket aq reale dhe e bukur me një kostum ngjyrë rozë të ndezur, të kombinuar me stoli klasike, flokë të kapura dhe grim pak më të theksuar.
“Zendaya thjesht është një person shumë ‘cool’. Jo vetëm kaq, ajo përdor statusin e saj të famshëm për t’u bashkuar me biseda e mendime, për çështje të rëndësishme sociale. Ajo është plotësisht vetvetja dhe ne, së bashku me fansat e saj, e duam këtë tek ajo. Me thashethemet që qarkullojnë se Zendaya së shpejti do të bëhet vetë londineze, koha për t’i bërë homazhe në muzeun ‘Madame Tussauds’ në Londër nuk mund të ishte më e përshtatshme se kaq. Ne e dimë që adhuruesit e saj do të rreshtohen për të shikuar idhullin e tyre, kur figura prej sylli e Zendayas të prezantohet në zonën e muzeut të quajtur ‘Award Party’”, deklaroi Tim Waters, menaxheri i përgjithshëm i muzeut “Madame Tussauds” në Londër.
Figura prej dylli e aktores shumë të dashur anembanë botës, do të jetë në dispozicionin e publikut për të bërë fotografi nga e premtja.
Në vitin 2020, Zendaya e fitoi çmimin e parë “Emmy” për portretizimin e Rue Bennett në serialit hit të kanalit HBO, “Euphoria”. Aktorja 25-vjeçare po ashtu u bë personi më i ri në moshë që e fitoi këtë çmim në kategorinë “Aktorja më e mirë në dramë”, duke e mundur një konkurrencë të madhe të përbërë nga emra të shquar të industrisë së filmit dhe televizionit, si Jennifer Aniston, Olivia Colman, Sandra Oh, Laura Linney dhe Jodie Comer.
{gallery}