Showbiz

Horrori i ri “The Long Night” tashmë në dispozicionin e publikut

 

“The Long Night” është filmi i ri horror që vjen me regji të Rich Ragsdale.

Ai e rrëfen historinë e kryepersonazhit Grace, e cila derisa është në kërkim të prindërve të cilët nuk i ka takuar kurrë, bashkë me të dashurin e saj përfundojnë duke u rikthyer në vendin ku e ka kaluar fëmijërinë. Me të arritur atje, fundjava e çiftit merr një kthesë të çuditshme dhe të tmerrshme, pasi një kult makthi dhe lideri i tij maniak i terrorizon ata në rrugën drejt përmbushjes së një profecie të lashtë apokaliptike.