Ylli 60-vjeçar i hollywoodit, Woody Harrleson, do ta udhëheqë kastën e aktorëve të filmit të ri sportiv, “Champions”, në të cilin luajnë edhe Kaitlin Olson, Cheech Marin dhe Matt Cook.
Regjinë e këtij projekti e ka bërë Bobby Farrelly dhe së fundi janë finalizuar edhe xhirimet e tij. Historia e tij bazohet në filmin e shumëshpërblyer spanjoll, “Campeones”, i cili u lansua në vitin 2018.
Filmi i ardhshëm e rrëfen historinë e një trajneri kryefortë dhe agresiv të basketbollit i cili detyrohet ta drejtojë një ekip të Olimpiadës Speciale, kjo pasi gjykata e obligon të shërbejë për komunitetin.
Roli i fundit i Harrelsonit ishte në filmin e studios “Marvel”, “Venom: Let There Be Carnage”, ku e portretizoi personazhin e lig krahas aktorit Tom Hardy.
Ende nuk është konfirmuar ndonjë datë e lansimit të filmit “Champions” nëpër kinema por besohet se do të pritet mirë nga publiku, marrë parasysh se Harrelson shquhet si një prej aktorëve më të dashur të Hollywoodit dhe në këtë projekt ai shërben edhe në rolin e producentit ekzekutiv.
{gallery}