Showbiz

Beatrix Ramosaj realizon këngë për dashurinë e saj me Donald Veshaj

Beatrix Ramosaj, e cila është bërë shumë e përfolur për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albani” dhe lidhjes së saj aty me aktorin Donald Veshaj, ka publikuar një kënge të re, të titulluar "Faj".

“Tani mund ta dëgjoni anën time të historisë”, ka shkruar Beatrix në rrjetet sociale, shkrim ky të cilin ia ka bashkëngjitur këngës së publikuar.

Në tekstin e këngës ndër të tjera thuhet “se kjo ndjenja jonë as mua as ty s’po na pyet” dhe “momente, sy në sy pa fjalë po më kupton”.

Beatrix, e cila është motra e këngëtarin Alban Ramosaj, ka dalë nga Big Brother më 21 janar, derisa ajo është kritikuar shumë për lidhjen e saj me Veshaj.

Dy ditë më parë, këngëtarja 27-vjeçare ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka arsyetuar mungesën e saj në media pas daljes nga shtëpia.

Ndër të tjera, në postimin e saj ajo ka thënë se po vazhdon të ndjekë Veshajn, se mendon se ai duhet ta fitojë këtë lojë dhe se do të hidhej prapë me të, nëse ai do t’ia kërkonte.

 

Tani mund të dëgjoni anën time të historisë! ‘Faj’ Out now, link in bio. Faleminderit perzemersisht… ❤️‍? ? @marko_polo18 ? Unë dhe @albanramosaj ? Unë dhe @albanramosaj ?@marko_polo18 ? @bzzz.tv

Posted by Beatrix Ramosaj on Thursday, January 27, 2022