Showbiz

The Weeknd është artisti më i dëgjuar në Spotify

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i hitit “Blinding Lights”, The Weeknd, është artisti më i dëgjuar në Spotify. Të shtunën ai e theu rekordin të cilin e mbante, Justin Bieber, pasi i arriti 85.66 milionë dëgjues në muaj në platformën e njohur muzikore, vetëm disa javë pas lansimit të albumit të pestë të incizuar në studio, “Dawn FM”.

Rekordi i kaluar i Bieberit ishte vendosur me 84 milionë dëgjues.