Pop ylli i njohur, Katy Perry, do ta shënojë rikthimin në skenën e emisionit “Saturday Night Live”, në fund të këtij muaji, pasi është angazhuar si mysafire muzikore e episodit që transmetohet më 29 janar.
Shou do të prezantohet nga aktori Willem Dafoe, ndërsa e shënon herën e katërt që Perry performon në “SNL”, pas paraqitjeve në vitin 2010, 2013 dhe 2017.
Duke e ndarë lajmin me ndjekësit e saj në Titter, Perry tregoi se performanca do të bazohet në serinë e koncerteve aktuale që i po mban në Las Vegas.
“Mezi prej ta sjell një pjesë të qytetit të dritave në New York”, deklaroi këngëtarja.
Performancat e Perryt në Las Vegas filluan më 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe do të mbahen në teatrin e hotelit “Resorts World”, deri në muajin mars. Gjatë këtyre koncerteve, këngëtarja e njohur amerikane do t’i interpretojë disa prej hiteve më të njohura të karrierës, si “California Gurls”, “Hot n Cold”, “Waking Up in Vegas”, “I Kissed a Girl”, “Teenage Dream”, “Roar”, “When I’m Gone” dhe të tjerë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.