Showbiz

Rosalía paralajmëron lansimin e dy këngëve të reja

Këngëtarja e njohur spanjolle, Rosalía e ka shfrytëzuar rrjetin social TikTok për t’i ndarë disa fragmente nga këngët e saj të reja, “Candy” dhe “Hentai”, që të dyja pjesë e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Motomami”.

Adhuruesit e këngëtares ishin më pak të emocionuar për këngën “Hentai”, kryesisht për shkak të natyrës eksplicite të tekstit të këngës, e cila vjen në gjuhën spanjolle.

Ylli latin i muzikës po vazhdon t’i ngacmojë fansat me video paralajmëruese të albumit të ri. “Motomami”do të jetë albumi i saj tretë i incizuar të studio dhe pritet të përfshijë edhe bashkëpunime me këngëtarë të njohur, si Frank Ocean, The Weeknd dhe Billie Eilish.

Videoprojektin e parë të albumit të ri, “La Fama”, Rosalía e lansoi në nëntor të vitit të kaluar. Kjo këngë deri më tani i ka marrë më shumë se 59 milionë klikime në plaformën YouTube.

Albumi i kaluar i këngëtares, “El Mal Querer”, u pozicionua në vendin e parë të toplistës së albumeve më të mira të muzikës latine dhe pop në “Billboard”, dhe i fitoi gjithsej pesë shpërblime “Latin Grammy” përfshirë këtu edhe kategoritë, “Albumi i vitit” dhe “Best Contemporary Pop Vocal Album”.

Disa orej këngëve më të njohura të Rosalías janë: “Con Altura”, “A Pale”, “Malamente”, “Linda”, “La noche de anoche”, “TKN” dhe të tjerë.

@rosalia

2021 adeu 2022 holAAAa :}}}

♬ CANDYxxxxxX La Rosalia XxxxxMOTOMAMiiiiiiiii - La Rosalia