Showbiz

“The Equalizer 3”, projekti i ardhshëm i Denzel Washingtonit

Foto: AP News
Foto: AP News
 

Aktori i njohur hollywoodian, Denzel Washington, ka bërë të ditur se filmi i tij i ardhshëm do të jetë “The Equalizer 3”.

Ylli 67-vjeçar i kinematografisë filmi i ri i së cilit, “The Tragedy of Macbeth”, u lansua në platformën Apple TV+ të premten më 14 janar, tregoi se ekzistojnë planet për një vazhdim të tretë të filmit aksion “The Equalizer”, skenari i së cilit tashmë ka përfunduar.