Showbiz

Kim Kardashian e acaruar me insistimin e Kanyes për t’i shkuar në shtëpi

“Ai thjesht nuk mund të ecë më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj, ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”, tha një burim, shkruan “People”

Kanye West ka treguar pse ka blerë shtëpi përballë shtëpisë së ish-gruas së tij, Kim Kardashian. Ai përmes një interviste ka lënë të kuptojë se sigurimi i Kimit e ka ndaluar atë te porta e shtëpisë së saj, kur u përpoq të shihte vajzën e tyre, North.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Hollywood Unlocked”, West u tensionua derisa tha se “asnjë sigurim nuk do të hyjë mes tij dhe fëmijëve të tij”, shkruan Daily Mail.

Në një klip të zgjeruar të siguruar nga ET, reperi që sapo ka pranuar se ka goditur me grusht një fans këtë javë, pohoi se ai “nuk mund të hynte brenda” në shtëpinë e Kimit të hënën për të vizituar vajzën North, tetë vjeç, sepse “sigurimi i saj e ndaloi te dera”.

Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku; North që është tetë vjeç, Saint gjashtë vjeç, Çikago tri vjeçe dhe Psalmi dy vjeç.

West gjithashtu pretendoi se i dashuri i ri i Kardashian - i cili supozohet të jetë Pete Davidson - ishte “brenda” në shtëpi në kohën e incidentit.

Në një deklaratë për tabloidin Page Six, avokatja e divorcit të Kimit, Laura Wasser, hodhi poshtë pretendimet se Kanye është ndaluar të takojë fëmijët e tij.

“Dëshira e Kanye West për të takuar fëmijët, pengimi nga sigurimi apo dikush tjetër, është lajm për ne. Prioriteti i të dyja palëve ka qenë gjithmonë që fëmijët të mbajnë lidhje të forta me secilin prej prindërve të tyre gjatë gjithë këtij transicioni dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë.

Kim Kardashian është e mërzitur me komentet e bëra nga ishi i saj, Kanye West, në intervistën e tij të ardhshme në Hollywood Unlocked, thotë një burim për “People”.

Në intervistën me Jason Lee, që do të publikohet të hënën (17 janar), West, 44 vjeç, pohoi se kishte një mosmarrëveshje me ekipin e sigurisë së Kardashian derisa dëshironte t’i merrte fëmijët e çiftit nga shkolla.

Një burim i afërt me Kardashian tha për “People” se ndërsa shumë nga pretendimet e Westit në intervistë janë “të rreme”, West në fakt “nuk u lejua brenda” në shtëpinë e yllit atë ditë, por thotë se siguria “nuk e ndaloi atë të shihte fëmijët, duke i marrë ose duke i lënë”.

“Ai thjesht nuk mund të ecë më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj, ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”, tha një burim, shkruan People

Nevoja për të përcaktuar kufijtë “u bë e nevojshme” për shkak të “disa incidenteve” ku West ka mërzitur familjen, miqtë dhe stafin e Kardashian me “vizitat e tij të fundit të paparalajmëruara”, tha ky burim.

Burimi thotë se Kardashian “vetëm dëshiron të mbrojë fëmijët e saj dhe të sigurojë që ata të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer me të dy prindërit” pas ndarjes së tyre.

“Kim dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të fortë me të dy prindërit dhe që ai t’i respektojë kufijtë dhe strukturën që ajo ka vendosur në mënyrë që ata të kenë njëfarë parashikueshmërie dhe konsistence me orarin e tyre”, thotë burimi.