Showbiz

Kylie Jenner, gruaja e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Descriptive Text

Modelja e njohur Kylie Jenner është bërë gruaja e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram.

Ariana Grande, që ishte më e njohura në këtë aplikacion, tani është në vendin e dytë me Selena Gomez. Këngëtarët kanë nga 289 milionë secila.

Por sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbetet personi më i ndjekur në Instagram, tani me më shumë se 388 milionë ndjekës.

Jenner ka qenë relativisht e qetë në platformën e ndarjes së imazheve kohët e fundit.

Partneri i saj, reperi Travis Scott, po performonte në festivalin muzikor Astroworld, në Huston, Texas, më 5 nëntor, kur 10 persona vdiqën gjatë një tollovie të pjesëmarrësve.

Dhe Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, theu heshtjen e saj në rrjetet sociale vetëm në prag të Krishtlindjeve, duke shpërndarë një foto të nënës së saj, Kris Jenner.