Showbiz

Ed Sheeran i vendosur të gjejë ekuilibër më të mirë në jetën e tij

Descriptive Text

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, është i vendosur të gjejë ekuilibër më të mirë në jetën e tij, mes muzikës dhe familjes.

Ylli 30-vjeçar i muzikës pop i cili e ka vajzën 16 muajshe, Lyra, me bashkëshorten Cherry Seaborn, pritet ta fillojë turneun e ri muzikor “Mathematics Tour” në prill të vitit 2022. Por në planin afatgjatë, ai dëshiron të kalojë më shumë kohë në shtëpi me familjen e tij.

Sheeran i cili në muajin tetor e lansoi albumin “=”, në intervistën e tij të fundit për “BBC Radio” tha: “Mendoj se duhet gjetur ekuilibër në gjithë këtë mes, dhe sinqerisht mendoj se në turneun tim të ardhshëm të cilin do ta fillojë së shpejti, disa gjëra do të duhet të ndryshojnë patjetër. Pas përfundimit të tij, nuk e shoh më veten duke iu rikthyer koncerteve të shumta anembanë botës, prandaj nuk mendoj se do të realizoj turne të përmasave të këtilla në një të ardhme të afërt”.

Në të kaluarën, Sheeran shpjegoi se planifikon që në të ardhmen të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Ylli i toplistave muzikore po ashtu e pranoi se “Mathematics Tour” do të jetë turneu i tij i fundit që organizohet në stadiume.

“Nuk do të doja të kalojnë 20 vjet dhe unë ta kuptojë se fëmijët e mi kanë vuajtur për shkak se e kam zgjedhur punën në vend të tyre. Shpesh më ka ndodhur të takojë njerëz në profesionin tim, të cilët thonë se po të kishin mundësi të ktheheshin prapa në kohë dhe të merrnin vendime tjera, do ta bënin me kënaqësi. Prandaj, mendoj që duhet bërë gjithçka për të gjetur ekuilibër më të mirë mes karrierës dhe jetës personale”.

Përfundimisht, ylli i hitit “Perfect” synon ta limitojë kohën që e kalon larg shtëpisë dhe më të dashurve të tij, në vetëm gjashtë javë gjatë verës dhe gjashtë javë gjatë sezonit të dimrit. Sheeran tha se dëshiron që të kontribuojë sa më shumë në rritjen e fëmijëve të tij, pasi gjëja kryesore në jetë është bartja e këshillave dhe eksperiencave të jetës tek gjeneratat e reja.