Showbiz

Madonna u premton fansave muzikë të re gjatë vitit të ardhshëm

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja e njohur amerikane, Madonna, është rikthyer në studio incizuese dhe do të lansojë muzikë të re gjatë vitit të ardhshëm.

Ylli 63-vjeçar i muzikës pop i ka ngacmuar 17 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i paralajmëruar se është kthyer në studio ku po punon krahas reperit Swae Lee dhe producentes Lauren D’Elia, në realizimin e, siç e ka quajtur këngëtarja, befasisë për vitin e ri.