“Everything Everywhere All At Once” është filmi i ardhshëm i mbushur me aksion, në të cilin rolin protagonist e ka aktorja malajzeze Michelle Yeoh.
Aktorja e luan rolin e Evelyn, një punëtore lavanderie e mbingarkuar nga detyrimet e saj familjare dhe gjendja financiare. Ajo informohet se zë një pozicion unik në multivers dhe kështu i futet një aventure të re dhe të mbushur me adrenalinë dhe aksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi vjen me regji të Daniel Kwant dhe Daniel Scheinertit, dhe në të luajnë edhe aktorët, Harry Shum Jr, Stephanie Hsu dhe James Hong.
Ylli i kinematografisë, Michelle Yeoh, ka qenë pjesë e kastës së aktorëve të projektit e parë të “Marvelit” me superhero aziatik, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”. Ajo po ashtu shquhet për rolin e saj në filmin, “Crazy Rich Asians”, i cili përbëhej nga një kastë tërësisht me aktorë aziatik. Së shpejti do të kemi mundësi ta shohim në projekte tjera të mëdha hollywoodiane, si “Avatar 2”, filmi i animuar “Minions: The Rise of Gru” dhe seriali hit i Netflixit, “The Witcher”.
Filmi “Everything Everywhere All at Once” premierën botërore e shënon në kuadër të festivalit, “South by Southwest”, në mars të vitit 2022.