Showbiz

Dua Lipa ka probleme me shëndetin, anulon performancën

Dua Lipa është detyruar ta anulojë koncertin e saj të radhës për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka thënë se ndihet me zemër të thyer derisa ua ka bërë me dije fansave këtë lajm, të premten.

Dua, 26-vjeçare ishte paraparë të performonte në New York javën e ardhshme, krahas yjeve të muzikës si Lil Nas X dhe Ed Sheeran, në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball. Mirëpo, të premten mbrëma, këngëtarja e talentuar është tërhequr nga kjo ngjarje pasi është diagnostikuar me laringjit.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja ka sqaruar në llogarinë e saj në Instagram se i nevojiten disa ditë për tu rikuperuar në tërësi.

“Me zemër të thyer më duhet t’ju njoftoj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringjitit. Me udhëzim të mjekut tim, unë duhet të pushoj së kënduari për disa ditë, në mënyrë që të rikuperohem tërësisht”, ka shkruar Dua.

Image

Ky lajm i keq nga Dua vjen vetëm pak ditë pasi është bërë e ditur se njëri prej hiteve të saj, është vënë në krye të top listës Billboard’s Hot 100, për vitin 2021.

Duke ndarë lajmin në rrjetin e saj në Instagram, këngëtarja britanike postoi një foto ku tregohej kënga e saj Levitating, e para në listë dhe duke lënë kështu mbrapa The Weeknd dhe Olivia Rodrigo.

"Wowweeee Levitating është kënga numër 1 e Billboard Hot 100 e vitit 2021!!!", ka shkruar ajo për 75.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.