Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mariah Carey merr çmimin “Diamond” për këngën e Krishtlindjeve

Hiti ikonë i festave i Mariah Carey "All I Want for Christmas Is You" hapi terren të ri pasi mori çmimin Diamond RIAA nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës, duke u bërë kështu kënga e parë festive që merr ndonjëherë një çmim të tillë.

“Dashuria e vazhdueshme për këngën time nuk pushon kurrë së më mahnitur dhe të mbushë zemrën time me një mori emocionesh”, ka thënë këngëtarja amerikan Carey, 52 vjeç, në një deklaratë për shtyp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ma merr mendjen që "All I Want for Christmas is You" ka duruar periudha të ndryshme të industrisë muzikore. Çmimi RIAA DIAMOND?! Ëoëëë! Jam shumë me fat që kam fansat më të mëdhenj në Tokë, të cilët vazhdojnë të mbështesin trashëgiminë time. Jua dua”, ka thënë Carey.

Menjëherë pas njoftimit, këngëtarja e ka ndarë lajmin edhe në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto ku shfaqet me trofeun e saj të çmimit Diamond.

“Diamantet janë miku më i mirë i një vajze ?❤️”, ka shkruar Carey.

Image