Showbiz

Billie Eilish me dukje të re, thotë se ndihet më e rritur

Foto: AP/Associated Press

Billie Eilish ka thënë se pamja e saj e re – me flokët bionde – e ka ndihmuar që t’i tejkalojnë problemet me të qenit e njohur në publik.

Për Variety Fair këngëtarja ka dhënë detaje nga stili i saj tash e disa vjet, përmes së cilit identifikohet.

Ajo ka thënë se nuk e ka humbur kapacitetin për të marrë përsipër rreziqe sa i përket dukjes.

Shtoi se motoja e saj është se “çdo gjë shkon”, në kuptimin e paraqitjes fizike duke thënë se ajo që ka bërë që nga fillimi i karrierës ishte të vishte çfarë të donte.

Eilish ka shpjeguar se ndryshimet që ka bërë këtë vit e që përfshijnë edhe flokët, janë më të thella. Sipas saj, dukja e re po e bën të ndjehet si më e rritur.