Ylli i muzikës rep, Megan Thee Stallion dhe grupi i njohur u muzikës K-Pop, “BTS”, më në fund patën rastin ta performojnë live remixin e tyre të këngës “Butter”.
Gjatë ditës së diel, djelmoshat nga Korea Jugore i befasuan fansat në natën e dytë të koncertit të tyre në Los Angeles, “Permission To Dance On Stage”, duke e sjellë në skenë rep artisten e njohur amerikane, Megan Thee Stallion.
Reperja iu bashkua grupit për ta performuar versionin remix të hitit të njohur të grupit, “Butter”.
MEGTANNNNN I@ SCREMAING #PTD_ON_STAGE_LA_Day2 #PTD_On_Stage_LA pic.twitter.com/gDDIBaOLtv
— madalyn (@KKBPRISM) November 29, 2021
Megan fillimisht ishte menduar të performojë live me “BTS” gjatë fundjavës së kaluar me rastin e ceremonisë, “American Music Awards”, por e kishte anuluar pjesëmarrjen në këtë ngjarje në minutën e fundit për shkak të disa çështjeve personale.
Koncerti “Permission To Dance On Stage” i cili u mbajt më 27 dhe 28 nëntor në LA, e shënon koncertin e parë live të grupit në dy vjetët e fundit, nga turneu i tyre i vitit 2019 “Love Yourself: Speak Yourself”. Ata pritet t’i mbajnë edhe dy performanca tjera më 1 dhe 2 dhjetor.
Në lajme të tjera, anëtari i grupit “BTS” i njohur me nofkën, V, do të kontribuojë me një këngë e cila do të shfrytëzohet si kolonë zanore e filmit të ardhshëm korean, “Our Beloved Summer”.
Grupi i përbërë nga shtatë anëtarë që shumë shpejtë është shndërruar në grupin më të pëlqyer të muzikës anembanë botës, së fundmi i fitoi tri shpërblime në ceremoninë “American Music Awards”, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor të kësaj ngjarjeje, atë “Artisti më i mirë i vitit”. Në këtë kategori ata triumfuan krahas yjeve të njohur të muzikës, si Ariana Grande, Drake, Olivia Rodrigo, Taylor Swift dhe “The Weeknd”.