Showbiz

Tayna dhe Cricket në finalizim të projektit të ri

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka njoftuar publikun përmes një postimi në rrjete sociale që projekti i radhës është gati.

Ky projekt është bashkëpunim me producentin Cricket dhe titullohet “Heroinat”, thuhet në postimin e menaxherit Hykolli.

Kënga është finalizuar edhe nga ana vizuale dhe do të publikohet në platformat online të artistes më datën 28 nëntor.